Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pas “The Athletic”, Xhaka vlerësohet edhe nga “BBC”

Granit Xhaka

Granit Xhaka

Pak ditë pasi “The Athletic” e vlerësoi si transferimin më të mirë të Premier Leagues për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim nga “BBC”. 

Mediumi i madh anglez e ka vlerësuar kapitenin e Sunderlandit si transferimin më të mirë të sezonit në elitën angleze. 

“Rezultati pas votave të analistëve tonë është se Granit Xhaka e ka fituar çmimin e BBC-së si transferimi më i mirë i sezonit në Premier League”, ka shkruar “BBC” të enjten. 

Për Xhakën vlerësimet nga njohësit e futbollit ishin të gjitha pozitve. 33-vjeçari, që është edhe kapiten i Zvicrës, e siguroi Ligën e Evropës me Sunderlandin. 

Ai u transferua te Sunderlandi në verën e vitit të kaluar dhe menjëherë u bë kapiten i skuadrës. 

Ai e shënoi një gol e gjashtë asistime dhe shumë paraqitje të mëdha. 

Edhe Xhaka nominohet nga Premier League për transferimin më të mirë të edicionit Futboll Xhaka nominohet nga Premier League për transferimin më të mirë të edicionit

Në vlerësimin e tij morën pjesë 96 analistë të futbollit në “BBC”, ndërsa ishin 27 kategori të ndryshme për çmimet që u dhanë në Premier League, Premiershipin e Skocisë, Superligën te futbollistet dhe Ligën e Futbollit Anglez. 

Lorent Tolaj i Plymouthit bëri vend në formacionin më të mirë të sezonit në kategorinë e tretë të futbollit anglez. Tolaj vlerësohet si “Haalandi i ri”. 

Tolaj në këtë edicion i shënoi 22 gola dhe pati tetë asistime.