Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka marrë lëvdatata të jashtëzakonshme për ndikimin e tij te “Macet e Zeza” këtë edicion. Ndikimi i tij brenda ekipit ka tërhequr vëmendjen e ish-lojtarëve dhe gazetarëve.
Xhaka ka qenë titullar në të gjitha 22 ndeshjet e Premier Leagues, duke kontribuar me pesë asistime. Si lider ka ndihmuar Sunderlandin të zë vendin e nëntë me 33 pikë, vetëm katër pikë larg katër të parëve.
Gazetari Ian Murtagh të mërkurën ka vlerësuar Xhakën. Ai për BBC ka thënë se prania e mesfushorit në dhomat e zhveshjes dhe në fushë, ka ndikuar në rezultatet e Sunderlandit.
“Ai është transferimi më me ndikim në verilindje që nga Kevin Keegan te Newcastle në vitin 1982”, tha Murtagh.
“Nuk po them domosdoshmërish më i miri, por për sa i përket ndikimit, rritjes së standardeve, komunikimit me shokët e ekipit, mendoj se ka ngjashmëri të madhe midis të dyve – edhe pse kanë 40 vjet diferencë”.