“The Athletic” e ka vlerësuar Granit Xhakën transferimin më të mirë të Premier Leagues në edicionin 2025/2026.
Të mërkurën Premier League ka përfshirë Xhakën në mesin e të nominuarve për transferimin më të mirë. Xhaka si kapiten e udhëhoqi Sunderlandin drejt kualifikimit në Evropë. Sunderlandi është kthyer pas një kohe të gjatë në elitën angleze dhe u kualifikua për në Ligën e Evropës.
Në verën e kaluar mesfushori shqiptar u transferua nga Bayer Leverkuseni te Sunderlandi.
Xhaka ka luajtur 34 ndeshje në Premier League. Ka realizuar një gol, ka bërë gjashtë asistime dhe ishte lider në fushë i skuadrës.
Xhaka është në konkurrencë me Dominic Calvert-Lewin, Rayan Cherki, Viktor Gyokeres, Joao Pedro, Senne Lammens, Antoine Semenyo dhe Adrien Truffert.
Përzgjedhja bëhet edhe me vota të publikut.
-
“The Athletic” e vlerëson Xhakën transferimin më të mirë të edicionit
-
Xhaka në formacionin më të mirë të pjesës së deritashme të edicionit
-
Xhaka vlerësohet “blerja” më e madhe e Sunderlandit këtë verë
-
Pas “The Athletic”, Xhaka vlerësohet edhe nga “BBC”
-
Sunderlandi i Xhakës hyn në garë për kupat evropiane