Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Premier League, Alan Shearer, ka zgjedhur formacionin më të mirë të pjesës së deritashme të edicionit 2025/2026 në kampionatin elitar të Anglisë.
Në formacionin e Shearerit të publikuar në faqen zyrtare të Premier Leagues, vend ka zënë edhe kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka.
Shearer ka arsyetuar vendimin e tij duke e përshkruar Xhakën si lider brenda dhe jashtë fushës.
“Aftësia e tij me top ka qenë e mrekullueshme, ashtu si edhe cilësitë e tij prej lideri brenda dhe jashtë fushës”, ka komentuar Shearer.
Në mesfushë janë përzgjedhur edhe Declan Rice i Arsenalit dhe Moises Caicedo i Chelseat.
Edhe
Pas “The Athletic”, Xhaka vlerësohet edhe nga “BBC”
Sulmit i prin Erlind Haaland i Manchester Cityt, i përkrahur nga Phil Foden i Cityt dhe Morgan Rogers i Aston Villas.
Mbrojtja përbëhet nga Jurrien Timber, Marc Guehi, Gabriel dhe Marc Cucurella.
Në portë është përzgjedhur Robin Roefs.
Xhaka 33-vjeçar iu bashkua Sunderlandit nga Bayer Leverkuseni në korrik të vitit të kaluar për 15 milionë euro.
Edhe
Xhaka nominohet nga Premier League për transferimin më të mirë të edicionit
Ai u bë shpejtë lider i Sunderlandit. Ka kontribuar me një gol dhe pesë asistime në 21 ndeshje në Premier League.
Shumë njohës e kanë vlerësuar transferimin më të mirë të verës së kaluar në Premier League.
