Ylli i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka shprehur tashmë shpresën e tij që Florian Wirtz të ketë një natë të keqe të mërkurën për Liverpoolin në “Anfield”.
Liverpool – Sunderland zhvillohet nga ora 21:15 dhe i takon xhiros së 14-të të Premier Leagues.
Xhaka e Wirtz njihen mirë nga koha e tyre te Bayer Leverkuseni, ku patën ndikim të madh në suksesin e ekipit në Bundesligë në vitin 2024. Të dy kaluan nga Gjermania në Premier League në verë, por Xhaka ka pasur ndikim më të madh në ekipin e tij këtë edicion.
Xhaka kushtoi rreth 10 për qind të çmimit që Liverpooli pagoi për Wirtzin.
Xhaka ka qenë lojtar i rëndësishëm te Sunderlandi, i cili aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në tabelën e Premier Leagues dhe është një pikë larg kampionit në fuqi, Manchester Cityt. Xhaka ka luajtur çdo minutë për “Macet e Zeza” këtë edicion dhe ka një gol e katër asistime.
Wirtz ende është në kërkim të golit të parë në Premier League që nga transferimi tek ekipi i Liverpoolit. Por Xhaka e ka mbështetur ish-shokun e tij të skuadrës për të pasur sukses te Liverpoolit. Ai megjithatë uron që Wirtzit t’i mungojë shkëlqimi të mërkurën.
“E di sa shumë mund të sjellë ai në Premier League, shpresoj jo kundër nesh, por për pjesën tjetër të vitit. I uroj më të mirën sepse e meriton”, ka thënë Xhaka, shkruan “liverpool.com”.
Wirtz bëri paraqitjen e tij më të mirë të sezonit në Premier League në fitoren 2:0 të së dielës ndaj West Ham Unitedit.