Kapiteni Granit Xhaka e ka udhëhequr skuadrën e Sunderlandit në një tjetër paraqitje të madhe në Premier League.
Xhaka e kompletoi ndeshjen të mërkurën mbrëma, ku Sunderlandi barazoi 1:1 në “Anfieldin” e zjarrtë ndaj Liverpoolit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja i takoi xhiros së 14-të të Premier Leagues.
Sunderlandi kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 67-të me golin e Chemsdine Talbit, ndërsa Nordi Mukiele shënoi autogol në minutën e 81-të për 1:1.
Sunderlandi ka 23 pikë në vendin e gjashtë, një më shumë se Liverpooli i teti.
Para ndeshjes, Xhaka ka vendosur lule në kujtim të Diogo Jotas. Jota vdiq në aksident trafiku në korrik të këtij viti.