Skuadra e Atletico Madridit do të tentoj transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë njoftuar të enjten mediumet spanjolle.
Mësohet se Atletico tashmë po bën gati ofertën për danezin, i cili ka mbetur i zhgënjyer që nuk arriti të largohet nga Tottenhami gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo27-vjeçari, pas përfundimit të edicionit të shkuar kishte deklaruar se do të largohet nga Tottenhami për një aventurë tjetër, gjë që nuk ndodhi.
Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës me Tottenhamin që i skadon në fund të këtij edicioni dhe gjasat janë të mëdha që të largohet në janar, pasi në verën tjetër do të jetë lojtar i lirë.
Krahas Atleticos, interesim për Eriksenin kanë treguar edhe Juventusi, Real Madridi, Interi e PSG-ja. Eriksen prej vitit 2013 është pjesë e Tottenhamit kurse karrierë ka bërë edhe te Ajaxi.