Sport

Atletico synon Eriksenin në janar

Foto: Reuters

Skuadra e Atletico Madridit do të tentoj transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë njoftuar të enjten mediumet spanjolle.

Mësohet se Atletico tashmë po bën gati ofertën për danezin, i cili ka mbetur i zhgënjyer që nuk arriti të largohet nga Tottenhami gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Koha Ditore.

27-vjeçari, pas përfundimit të edicionit të shkuar kishte deklaruar se do të largohet nga Tottenhami për një aventurë tjetër, gjë që nuk ndodhi.

Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës me Tottenhamin që i skadon në fund të këtij edicioni dhe gjasat janë të mëdha që të largohet në janar, pasi në verën tjetër do të jetë lojtar i lirë.

Krahas Atleticos, interesim për Eriksenin kanë treguar edhe Juventusi, Real Madridi, Interi e PSG-ja. Eriksen prej vitit 2013 është pjesë e Tottenhamit kurse karrierë ka bërë edhe te Ajaxi.