Thomas Strakosha i shumëdëshiruar në Premier League. Janë të paktën tre ekipe angleze që synojnë të marrin shërbimet e portierit shqiptar, i cili edhe në sezonin që sapo u mbyll tregoi një nivel të lartë në Lazion, ekipi me të cilin fitoi edhe Kupën e Italisë.
Sipas mediave italiane tri klubet londineze, Arsenali dhe Tottenhami, por edhe West Hami, e kanë seriozisht për portierin kuqezi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPak ditë më parë, “Corriere della Sera” shkroi për një interesim të “Topçinjve”, por tashmë është shtuar konkurrenca për kartonin e tij, transmeton SS.
Mund të thuhet që në Angli janë “dashuruar” me Strakoshën, për të cilin presidenti i lacialëve, Lotito, kërkon 50 milionë euro.
Mbetet për t’u parë nëse klubet e sipërpërmendura janë të gatshme për të plotësuar kërkesën e numrit 1 të Lazios.