Thomas Strakosha nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Portieri shqiptar është futbollist i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me skuadrën e Lazios.
Strakosha është lidhur me disa skuadra nga Premier League, por nuk e ka gjetur marrëveshjen.
Sipas “Il Tempo”, për 27-vjeçarin interesim ka shprehur Atalanta.
Drejtuesit e klubit nga Bergamo po e shohin Strakoshën si përforcim ideal pas lëndimit të portierit Marco Carnesecchi.
Krerët e klubit do të nisin bisedimet me Strakoshën për ta bindur të transferohet në Bergamo.