Thomas Strakosha nga fillimi i edicionit të ardhshëm pritet të jetë portier i skuadrës së Fulhamit, që sivjet u rikthye në elitën e futbollit anglez.
Skuadra e Premier Leagues është duke e përforcuar ekipin që të jetë sa më konkurrent për sezonin tjetër, ndërsa Strakosha shihet si kandidat ideal për portën e skuadrës.
Kjo për faktin se Strakosha ka luajtur në elitën e futbollit të Italisë në gjashtë vjetët e fundit dhe e ka përvojën e duhur.
Reprezentuesi i Shqipërisë e mbylli aventurën te Lazio pas 10 vjetësh. Iu bashkua akademisë së kësaj skuadre në moshën 17-vjeçare.
27-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me skuadrën e Fulhamit.