Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Strakosha në bisedime të avancuara me Fulhamin

Skuadra e Fulhamit që do të bëjë gara në Premier League sezonin e ri, është afër transferimit të portierit të Shqipërisë, Thomas Strakoshës. Në fakt, palët janë në negociata të avancuara dhe marrëveshja pritet të arrihet brenda këtij muaji, ka raportuar të enjten “Calciomercato”.

Skuadra angleze i ka ofruar atij kontratë katërvjeçare kurse Strakosha te Fulhami do të transferohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Lazion në fund të muajit.

27-vjeçari po kërkohet edhe nga Newcastle Unitedi, por kushtet e ofruara nga Fulhami po i japin përparësi ekipit nga Londra për transferimin e Strakoshës.

Strakosha sezonin e fundit, ka regjistruar 31 paraqitje për Lazion në të gjitha garat dhe ka pranuar 36 gola.

Artikuj të ngjashëm