Thomas Strakosha ka arritur marrëveshje personale me Fulhamin.
Portieri shqiptar është larguar nga Lazio si futbollist i lirë dhe është në bisedime të avancuara me ekipin anglez.
“The Sun” bën të ditur se Strakosha është pajtuar me kushtet e ofruara nga Fulhami.
27-vjeçari do të fitojë rreth 1 milionë euro në vit te Fulhami dhe do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.
Marrëveshja nuk është mbyllur ende, por si klubi, ashtu edhe lojtari, janë të sigurt se gjithçka do të mbyllet së shpejti.
Artikuj të ngjashëm