Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea në garë për Strakoshën

Skuadra e Chelseat është futur në garë për portierin e Shqipërisë, Thomas Strakosha. Kështu ka raportuar të martën gazetari italian, Fabrizio Romano.

Te Chelsea po e shohin opsion të mirë Strakoshën, i cili prej muajit të ardhshëm do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Lazion. Strakosha te Chelsea do ta zëvendësonte spanjollin Kepa Arrizabalaga, i cili pritet të largohet këtë verë nga ekipi londinez.

Ditë më parë është raportuar se Strakosha në parim kishte arritur marrëveshje me Fulhamin, por interesimi i Chelseat duket se ka ndryshuar tërësisht situatën. 27-vjeçari në edicionin 2021/22 ka pasur 31 paraqitje për Lazion.