Portieri Kepa Arrizabalaga mund të bashkohet me Maurizio Sarrin në Lazio, raporton të mërkurën “football-italia”.
Kepa shihet si zëvendësim i Thomas Strakoshës, që pritet t’i bashkohet Fulhamit si lojtar i lirë.
Edhe Pepe Reina raportohet se nuk do të jetë pjesë e klubit nga Roma sezonin e ardhshëm.
Portieri 27-vjeçar ka qenë vetëm katër herë në portë te Chelsea sezonin e fundit në Premier League.
Ai me klubin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Artikuj të ngjashëm