Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arrizabalaga mund të huazohet te Lazio

Kepa Arrizabalaga

Portieri spanjoll Kepa Arrizabalaga pritet që ta vazhdojë karrierën në Serie A. Mediumet britanike kanë raportuar të premten se Kepa mund të huazohet te skuadra e Lazios gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kepa e ka humbur vendin e titullarit te Chelsea dhe skuadra londineze është e gatshme ta huazojë 27-vjeçarin te Lazio, ku do të kishte minutazhë më të madhe. Lazio e ka kërkuar Kepan, pasi Thomas Strakosha pritet që në janar të largohet nga ekipi italian.

Kepa ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025 kurse këtë edicion ka regjistruar vetëm katër paraqitje.