Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kepa do t’i bashkohet Lazios

Kepa Arrizabalaga

Kepa Arrizabalaga pritet që t’i bashkohet skuadrës së Lazios gjatë kësaj vere, ka njoftuar “Il Messaggero”. Mësohet se portieri spanjoll ka kërkuar largimin nga Chelsea pasi po dëshiron transferimin në Itali tek Lazio.

Bëhet e ditur se Kepa në parim ka arritur marrëveshje me Lazion dhe ekipi italian po negocion me Chelsean për huazimin e tij njëvjeçar.

Kepa te Lazio do ta zëvendësonte Thomas Strakoshën që në fund të këtij muaji do të largohet si lojtar i lirë.

27-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025 dhe sezonin e fundit ka pasur minutazhë të vogël te skuadra londineze.