Një zyrtar policor është goditur nga një automjet gjatë një incidenti të ndodhur më 9 shtator në fshatin Bërnjak, në pikën e kalimit kufitar në Zubin-Potok.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur kur një automjet me targa vendore është ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollimit të dokumenteve, drejtuesi ka nisur lëvizjen me automjet në përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjatë largimit, automjeti ka goditur zyrtarin policor. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy policë të lënduar në Skenderaj pasi një i dyshuar goditi veturën zyrtare
-
Tre policë pësojnë lëndime, u sulmuan nga dy persona që po i gjobitnin në trafik
-
Ndalohet shtetasi serb në Bërnjak, tentoi t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
Tentoi të ikte, përplaset me motoçikletën e zyrtarëve policorë në Prizren