Një drejtues motoçiklete është përfshirë në një aksident me një motoçikletë të Policisë së Kosovës në Prizren, pasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit për t'u ndalur.
Njësia policore e motoçikletave kishte tentuar ta ndalonte për shkak të lëvizjes me shpejtësi të madhe por i njëjti kishte tentuar të ikte dhe kishte goditur motoçikletën e policisë.
“Është raportuar se njësiti policor i motoçikletave kanë tentuar ta ndalojnë një motoçikletë për shkak të lëvizjes me shpejtësi të madhe, por drejtuesi i motoçikletës, i dyshuari, kishte tentuar të ikë dhe largohet. I dyshuari me motoçiklete kishte goditur motoçikletën e policisë”, thuhet në njoftim.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe nuk ka pasur të lënduar. Rasti është cilësuar si “Aksident komunikacioni rrugor me dëme materiale”.
-
Motoçiklisti përplas policin dhe ikën nga vendi i ngjarjes në Prishtinë
-
Dy policë të lënduar në Skenderaj pasi një i dyshuar goditi veturën zyrtare
-
Vdiq një person, u aksidentua me motoçikletë
-
Një polic goditet nga një veturë në Bërnjak
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë