Kronikë

Motoçiklisti përplas policin dhe ikën nga vendi i ngjarjes në Prishtinë

Policia e Kosovës

Një zyrtar policor është goditur nga motoçikleta të martën në Prishtinë.

Sipas policisë, gjatë përpjekjeve për ta ndaluar, motoçiklisti ka goditur zyrtarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 

Polici i përfshirë ka marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën Garibaldi në Prishtinë. Në aksident janë të përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtarë policor. Gjatë përpjekjeve për ta ndaluar, motoçiklisti ka goditur zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante.