Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy klube angleze pas Strakoshës

Dy skuadrat angleze, Arsenali dhe Newcastle, kanë shprehur interesim për ta transferuar portierin e Lazios, Thomas Strakosha.

Siç raportojnë mediumet në Itali, skuadra nga Roma është e gatshme ta shesë atë për 40 milionë euro, transmeton KTV.

Interesim për Strakoshën kanë shprehur edhe disa skuadra në Itali.

Portierit shqiptar të lindur në Greqi, kontrata me Lazion i skadon në qershor të vitit 2022.

Strakosha, 24-vjeçar, është portier i parë i Lazios me të cilën edicionin e fundit luajti në 35 ndeshje.