Skuadrat nga Serie A, Milan dhe Inter kanë shprehur interesim për sulmuesin e krahut të Chelseat, spanjollin Pedro Rodriguez ka shkruar “Calciomercato” të hënën.
Te Chelsea janë të gatshëm të lirojnë 31-vjeçarin në fund të këtij edicioni për 15 milionë euro. Si Milani ashtu edhe Interi e shohin Pedron si përforcim të duhur për edicionin e ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPedro këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka tri asistime në 42 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin londinez deri në verën e vitit të ardhshëm, transmeton “Koha Ditore”.
Pedro te Chelsea është transferuar në vitin 2015 nga Barcelona për 27 milionë euro dëmshpërblim.