Krerët e Milanit kanë kthyer interesimin ka sulmuesi i Watfordit, braziliani Joao Pedro. Madje, sajti italian “Calciomercato” njofton të martën se Milani tashmë i ka bërë ofertë zyrtare ekipit anglez që bën gara në kategorinë e dytë.
Mësohet se për transferimin e 21-vjeçarit në verë, Milani ka ofruar mbi 30 milionë euro. Pedro është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Serie A dhe Milanit i mbetet ta bind Watfordin në lirimin e tij në fund të sezonit.
Këtë sezon, Pedro ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 4 asistime në 32 ndeshje kampionale, ndërsa me Watfordin ka kontratë deri në vitin 2028. Ai është pjesë e ekipit anglez prej janarit të vitit 2020 kur iu bashkua nga Fluminense për 20 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm