Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brightoni siguron brazilianin Pedro

Brightoni ka fituar garën ndaj skuadrave të tjera angleze për shërbimet e sulmuesit nga Brazili, Joao Pedro.

“Sky Sports” ka njoftuar të premten se Pedro do të jetë përforcimi i parë i Brightonit për sezonin e ardhshëm.

Bëhet e ditur se marrëveshja është arritur mes të gjitha palëve, pasi edhe Watfordi ka pranuar ofertën e Brighonit.

Për kartonin e 21-vjeçarit, Brightoni do të paguajë 30 milionë euro, kurse sulmuesi brazilian do të firmosë kontratë deri në vitin 2029.

Pedro këtë sezon ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar në Championshipin e Anglisë, ku ka realizuar 11 gola në 35 ndeshje të luajtura.

Ai iu bashkua Watfordit në janar të vitit 2020 nga Fluminense dhe me ekipin anglez firmosi deri në vitin 2028.