Sulmuesi i krahut, Stephan El Sharaawy ka arritur marrëveshje me skuadrën e Romës për rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit të ardhshëm, ka shkruar "Calciomercato" të martën.
Bëhet e ditur se zyrtarizimi i kontratës së El Sharaawyt, do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe kontratën e re, 26-vjeçari do të jetë pjesë e Romës deri në fund të edicionit 2021/22.
El Sharaawy te Roma u transferua në vitin 2016 nga Milani dhe këtë edicion ka nëntë gola e gjashtë asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat.
Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe te Monaco, Genoa e Padova kurse ka edhe 23 paraqitje e tri gola me Përfaqësuesen e Italisë.