Sulmuesi i krahut, Stephan El Shaarawy është në bisedime me drejtuesit e Romës për rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit 2022.
Mediumet italiane raportojnë se Roma tashmë i ka ofruar El Shaarawyt kontratën e re deri në vitin 2022, transmeton “Koha Ditore”. Mësohet se gjithçka do të zyrtarizohet gjatë muajit tjetër, pasi palët janë në negociata.
El Shaarawy 26-vjeçar, këtë edicion ka shënuar tri gola në 13 paraqitje. Ai është pjesë e Romës prej janarit të vitit 2016.
Artikuj të ngjashëm