Beshiktashi ka hapur bisedimet me Romën për transferimin e sulmuesit, Stephan El Shaarawy. Kështu kanë raportuar mediumet në Turqi dhe Itali.
Pas tërmetit të rëndë në Turqi dhe Siri, FIFA ka dhënë 10 ditë afat shtesë për Turqinë për të transferuar lojtarë. Afati kalimtar në Turqi përfundon më 18 shkurt.
30-vjeçari dëshiron të largohet nga klubi i Romës, me të cilën ka kontratë deri në verën e këtij viti.
Sulmuesi italian sezonin aktual në 22 ndeshje ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me një asistim.