Skuadra e Juventusit është futur në garë për sulmuesin e krahut, Stephan El Shaarawy, ka njoftuar “Calciomercato” të martën.
Mësohet se Juventusi po e sheh El Shaarawyn si zëvendësim ideal për Federico Chiesan, i cili pritet të transferohet gjatë kësaj vere në Angli.
El Shaarawy ka treguar formë të mirë këtë edicion, ndërsa ka refuzuar rinovimin e kontratës me Romën që i skadon në fund të muajit të ardhshëm.
Te Juventusi po e shohin El Shaarawyn si opsion të lirë dhe tashmë i kanë ofruar kontratë dyvjeçare me mundësinë e vazhdimit edhe për vitin e tretë. 30-vjeçari prej vitit 2021 është pjesë e Romës, ndërsa këtë edicion ka 9 gola e 2 asistime në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm