Skuadra e Beshiktashit po kërkon transferimin e sulmuesit Stephan El Shaarawy në fund të këtij sezoni, ka njoftuar të enjten “Sky Sports Italia”. Mësohet se Beshiktashi po insiston në transferimin e italianit, i cili në fund të sezonit do të mbetet lojtar i lirë pasi nuk do ta rinovojë kontratën me Romën.
30-vjeçari tek ekipi turk po shihet si përforcim i madh për sezonin e ri, ndërsa tashmë i ka bërë ofertë zyrtare për t’u transferuar në Turqi. Thuhet se Beshiktashi i ka ofruar El Shaarawyt kontratë dyvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për vitin tjetër.
Ai u rikthye te Roma në janar të vitit 2021 pas aventurës në Kinë, ndërsa këtë sezon ka 5 gola e 2 asistime në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm