Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

El Shaarawy jashtë fushës për kohë të gjatë

Sulmuesi i krahut që luan te Roma në Itali, Stephan El Shaarawy, do të jetë jashtë fushës së gjelbër për të paktën tre javë shkaku i lëndimit të pulpës së këmbës.

El Shaarawy u zëvendësua në pjesën e dytë në duelin që Roma e humbi në udhëtim te Bologna. Pas testeve më të thella mjekësore ka dalë që ai ka problem me pulpën e këmbës së djathtë.

29-vjeçari do të mungojë të shtunën në takimin kundër Interit, dhe “calciomercato” ka shkruar të enjten se ai nuk do të mund të luajë për të paktën tre javë. Kjo do të thotë se ai nuk do të luajë në vitin 2021.

El Shaarawy ka shënuar gjashtë gola dhe ka një asistim në 21 paraqitje në të gjitha garat me “Giallorossët” këtë edicion.

Artikuj të ngjashëm