Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

El Shaarawy dy javë jashtë fushe

Sulmuesi i Romës, Stephan El Shaarawy do të mungojë në dy ndeshjet kundër Ajaxit në kuadër të Ligës së Evropës për shkak të lëndimit, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane të hënën. El Shaarawy ka lënduar muskulin e këmbës në ndeshjen kundër Sassuolos, në të cilën Roma barazoi 2:2. Për shkak të këtij lëndimi, El Shaarawy do të mungojë të paktën 15 ditë.

Roma dhe Ajaxi, do të përballen në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Evropës. El Shaarawy 28-vjeçar në janar të këtij viti iu bashkua Romës dhe ka shënuar një gol e ka bërë dy asistime në 11 ndeshje deri më tani.