Real Madridi dhe Atletico Madridi janë futur në garë për sulmuesin e krahut, Julian Brandt që pritet të largohet nga skuadra e Bayer Leverkusenit në fund të këtij edicioni, ka raportuar “Marca” të hënën.
Brandt 24-vjeçar, është njëri prej lojtarëve më të dalluar te ekipi gjerman këtë edicion kurse kartoni i tij, vlerësohet rreth 50 milionë euro, transmeton KTV. Si Reali ashtu edhe Atletico, e shohin Brandtin si përforcim ideal për edicionin e ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrandt këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë 13 asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat. Ai te Leverkuseni u transferua në janar të vitit 2014 nga të rinjtë e Wolfsburgut dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2021.
Brandt ka edhe 23 ndeshje dhe dy gola të shënuara me Përfaqësuesen e Gjermanisë.