Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brandt do të transferohet në Angli

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Julian Brandt preferon transferimin në kampionatin anglez, ka njoftuar “Bild”.

Mësohet se 25-vjeçari ka marrë shumë oferta prej skuadrave nga Premier League dhe është i vendosur që karrierën ta vazhdojë në Angli pas përfundimit të sezonit aktual.

Brandt është ndër mesfushorët më të vlerësuar në Bundesligë dhe Dortmundi për kartonin e tij po kërkon rreth 40 milionë euro dëmshpërblim.

Ai ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024, kurse ka edhe 37 paraqitje me Gjermaninë duke shënuar tri gola. Këtë edicion, Brandt ka shtatë gola e dhjetë asistime në të gjitha garat për Dortmundin.