Mesfushori Julian Brandt nuk do të largohet nga Borussia Dortmundi, pasi së shpejti do ta rinovojë kontratën me ekipin gjerman.
“Sky Sports Germany” raporton të martën se Brand tashmë ka pranuar kushtet e ofruara nga ekipi gjerman dhe me rinovimin e kontratës që do të zyrtarizohet këtë muaj, ai do të mbetet pjesë e Dortmundit deri në vitin 2026.
Kontrata aktuale i skadon 26-vjeçarit vitin tjetër, ndërsa është pjesë e Dortmundit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Bayer Leverkuseni.
Paraqitjet e mira të Brandtit këtë sezon kanë bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për shërbimet e tij, përfshirë Manchester Cityn, Liverpoolin, Napolin e Tottenhamin. Ai ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 5 asistime në 33 paraqitje këtë sezon.