Skuadra e Liverpoolit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Julian Brandt, ka raportuar “Kicker” të premten.
Brandt po shkëlqen këtë sezon te Borussia Dortmundi dhe pritet të largohet në verë nga Gjermania pas interesimit të madh nga skuadrat tjera të Evropës.
Ai po kërkohet edhe nga Manchester City, Arsenali, Napoli e Interi, por Liverpooli po beson se mund ta fitojë garën për shërbimet e 26-vjeçarit.
Për ta bindur Dortmundin në lirimin e tij, Liverpooli është gati të ofrojë 40 milionë euro për Brandtin, i cili ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.
Këtë sezon, Brandt ka 9 gola e 5 asistime në 32 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm