Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali interesohet për Brandtin

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për mesfushorin e Gjermanisë, Julian Brandt raporton të premten “Bild”.

Bëhet e ditur se Arsenali po bën gati ofertën për ta bindur Borussia Dortmundin në lirimin e tij në verë.

Brandt po shihet si përforcim i madh për sezonin e ardhshëm pas paraqitjeve të mira këtë sezon.

26-vjeçari po shkëlqen te Dortmundi, ku ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 5 asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Dortmundit prej vitit 2019 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 50 milionë euro.

Brandt ka kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm