Mesfushori i Gjermanisë, Julian Brandt, pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League prej edicionit të ardhshëm. “Sky Sports” raporton të hënën se Brandt verën e ardhshme do të largohet nga Borussia Dortmundi për t’u transferuar te skuadra e Arsenalit.
Mësohet se Brandt ka parimisht marrëveshje me Arsenalin, ekip që po negocion me Dortmundin për lirimin e tij. Dortmundi po kërkon të paktën 60 milionë euro për 27-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në vitin 2027.
Ai është pjesë e Dortmundit prej vitit 2019, ndërsa këtë edicion ka 6 gola e 5 asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat.
Para se t’i bashkohej Dortmundit, Brandt ka luajtur edhe për Bayer Leverkusenin.
Artikuj të ngjashëm