Arsenali ka shprehur interesim për portierin Diant Ramaj, i cili aktualisht është i huazuar te Heidenheimi nga Borussia Dortmundi.
Portieri 24-vjeçar me Dortmundin ka kontratë deri në vitin 2029. Por ai mund të largohet nga Dortmundi pa e zhvilluar asnjë ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sport.de” ka raportuar se skautët e Arsenalit kanë qenë të pranishëm në disa ndeshje të Heidenheimit për të vëzhguar Ramajn.
Ramaj nuk dëshiron të jetë portier i dytë në Dortmund.
“David Raya është aktualisht portieri i Arsenalit dhe gjithashtu është një portier që luan mirë me këmbë, por e kanë përcjellë gabimet e herëpashershme. Prandaj, profili i Ramaj do të përshtatej në mënyrë të përkryer në filozofinë e lojës së trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta”, shkruan mediumi i njohur gjerman.
Ramaj ka kohë që pret ftesën e Gjermanisë. Ai në të kaluarën ka luajtur për grupomoshat U18, U19 dhe U20 të Gjermanisë.
Interesim për Ramajn kanë shprehur Kosova dhe Shqipëria. Por Ramaj ka deklaruar se pret Gjermaninë.