Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta po insiston në transferimin e mesfushorin gjerman Julian Brandt. Mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se Arteta ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të bëjnë të pamundurën për ta bindur Borussia Dortmundin në lirimin e tij.
Për kartonin e Brandtit, Arsenali është i gatshëm të paguajë rreth 25 milionë euro dëmshpërblim. Ekipi anglez ka kthyer interesimin kah Brandti pasi nuk do të mund të blejë kartonin e Martin Odegaardit të huazuar nga Real Madridi.
Brandt po shihet si zëvendësim ideal për norvegjezin në sezonin e ardhshëm dhe mesfushori gjerman është i gatshëm për një aventurë në Angli. Brandt 24-vjeçar është reprezentues i Gjermanisë kurse ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024. Ai ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime në 40 ndeshje për ekipin nga Bundesliga në të gjitha garat këtë sezon.