Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrugëtimi jo i dëshiruar i lojtarëve që bënë histori

Ndonëse nuk u aktivizua, ndeshja e Kosovës me Haitin ishte e veçantë për futbollistin Shkodran Metaj. Ai vazhdon ta vlerësojë të veçantë 5 marsin e vitit 2014. Atë ditë në Mitrovicë u luajt takimi Kosova - Haiti që përfundoi pa gola.

Ajo ndeshje vlerësohet një pikë kthese në historinë e futbollit kosovar në përgjithësi, e përfaqësueses së Kosovës në veçanti. Ishte ndeshja e parë miqësore pasi FIFA kishte dhënë leje që Kosova të luante miqësore. Po niste një kapitull i ri që solli entuziazëm dhe të gjithë pjesëmarrësit vazhdojnë të ndihen krenarë që ishin në atë ngjarje historike, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njëjtë si Kosovës, Metajt atëbotë i parashikohej e ardhme e ndritur. Por Metaj - së bashku me shumë lojtarë që kanë kontribuar në historinë më të re të përfaqësueses së Kosovës, atë të pesë vjetëve të fundit - nuk ka pasur një rrugëtim të dëshiruar në karrierë. 30-vjeçari tani po luan për skuadrën Hardenberg në kategorinë e tretë holandeze dhe është i vetëdijshëm se paraqitja në këtë nivel nuk i ofron luksin që të ftohet në përfaqësuese. Menjëherë pasi ka rënë në nivelin e tretë holandez, Metaj e ka ditur që rruga e tij në përfaqësuese po mbyllej ngadalë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)