Albin Tahiri ishte i vetmi skitar i Kosovës në lojërat olimpike dimërore "PyeongChang 2018", që ishin të parat për vendin. Tahiri, 29-vjeçar, do të vazhdojë ta përfaqësojë Kosovën në gara të mëdha të skijimit alpin. Tani është duke u përgatitur për Kampionatin Botëror që prej 5 deri më 17 shkurt mbahet në Are të Suedisë.
Ka afro një dekadë që Tahiri garon për Kosovën. Garën e fundit e ka zhvilluar dhjetë muaj më parë, në mars të vitit të kaluar. Ai ka garuar në Slloveni, vend në të cilin edhe jeton. Ndërkohë në vendin të cilin e përfaqëson që nga 12 dhjetori i vitit 2009, në Kosovë, nuk ka garuar asnjëherë. Ka një shpjegim për këtë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Në garat e Kosovës ende nuk kam ardhur, pasi gjithnjë janë në kalendar në kulm të stinorit. Për fat të keq garat kosovare nuk janë gara të FIS-it dhe nuk merren pikë të FIS-it. Për këtë deri më tani vazhdimisht kam shkuar në garat ku fitohen pikë të FIS-it, pasi ato më duhen që të fitoj normën për Olimpiadë apo Kampionat Botëror. Më pas kur unë përfundoj me mbledhjen e pikëve të FIS-it, është thuajse marsi dhe shpesh ndodh që në Kosovë të mos ketë borë më. Kështu ka shkuar secili vit", ka thënë Tahiri në një bisedë për gazetën.
Paraqitja e tij në PyeongChang kishte përcjellje të madhe mediale, për faktin se për Kosovën ishte Olimpiadë debutuese, ndërsa ndikoi edhe profesioni prej dentisti i Albinit. Rezultatet e tij ishin ato që priteshin - larg zonës së medaljeve. Garoi në shumë disiplina, ndërsa vendi i 34-t ishte më i larti për të. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).