Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Konkurrencë e fortë për trajnerin më të mirë të vitit

TOPI I ARTE

Janë publikuar edhe emrat e trajnerëve të nominuar për Topin e Artë.

Dhe konkurrenca për trajnerin më të mirë të meshkujve në futboll është shumë e fortë. 

Mikel Arteta i Arsenalit, Luis de la Fuente i Spanjës, Unai Emery i Aston Villas, Vincent Kompany i Bayernit dhe Luis Enrique i PSG-së janë kandidatët.

De la Fuente, që udhëhoqi Spanjën drejt titullit të botës, dhe Enrique, që udhëhoqi PSG-në drejt triumfit në Champions, vlerësohen kandidatët kryesorë.