Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti thjeshtëzon pyetjet e PISA-s: Çka nuk ditën nxënësit e Kosovës

Agon Ahmeti, drejtor i organizatës ETEA,

Agon Ahmeti, drejtor i organizatës ETEA, në një shkrim në Facebook ka thjeshtëzuar detyrat në të cilat kanë dështuar nxënësit e Kosovës në testin PISA.

Ai ka thënë se Kosova po shkon drejt totalitetit të analfabetizmit funksional.

“Sot dolën rezultatet e PISA-s: 85% e nxënësve kosovarë dështuan në matematikë, 84% në lexim dhe 79% në shkencë”, ka shkruar ai.

Çka nuk ditën fëmijët e Kosovës

Shembujt që ai ka thjeshtëzuar në matematikë, lexim e shkencë:

Edhe PISA: Sa dinë matematikë, lexim e shkencë 15-vjeçarët në Kosovë Arbëri PISA: Sa dinë matematikë, lexim e shkencë 15-vjeçarët në Kosovë

◾️ MATEMATIKË:

Për me shku në qytet janë dy mënyra të mundshme:

- Rruga A: 30 km deri në një fshat, pastaj 40 km deri në qytet

- Rruga B: 60 km drejtpërdrejt në qytet

Cila rrugë është më e shkurtër?

Fatkeqësisht, 85% e nxënësve janë të prirur me zgjedh rrugën A sepse nuk arrijnë me kuptu që fillimisht duhet me i mbledh sa bëjnë 30+40 për me kuptu që rruga B është 10 km më e shkurtër...

Edhe Testi i PISA-s nxjerr shifra alarmuese në nivel bote Arbëri Testi i PISA-s nxjerr shifra alarmuese në nivel bote

◾️ LEXIM:

Lexoni tekstin "Arta e kishte pritur gjithë javën piknikun e së dielës. Çantën e mbante afër shtratit që nga e mërkura. Kur u zgjua të dielën në mëngjes dhe e pa shiun nga dritarja, çantën e futi përsëri në dollap".

Pse Arta e futi çantën përsëri në dollap?

Fatkeqësisht, 84% e nxënësve nuk arrijnë me kuptu që Artës ia prishi shiu planet për piknik...

◾️ SHKENCË:

Edhe Opozita akuzon Qeverinë për rezultatet e testit PISA Arbëri Opozita akuzon Qeverinë për rezultatet e testit PISA

Dy peshqirë të njëjtë lagen me të njëjtën sasi uji. Njëri shtrihet, tjetri lihet i palosur. Pas dy orësh, peshqiri i shtrirë është i terur, ndërsa i palosuri jo, pse?

Fatkeqësisht, 79% e nxënësve nuk arrijnë me kuptu që peshqiri i shtrirë ka më shumë sipërfaqe në kontakt me ajrin dhe rrjedhimisht uji avullon më shpejt...

Lexo përditësimet tjera
Shkolla

Kosova sërish ngel në testin PISA

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e testit PISA 2025, të cilat tregojnë se...