Trajnerja nga Kosova, Elena Sadiku është nominuar për Topin e Artë, përkatësisht në konkurrencë për trajnerin më të mirë të vitit në konkurrencë të femrave.
Sadiku e ka drejtuar Celticun në Skoci dhe tani e drejton Hackenin në Suedi.
Ajo është në konkurrencë për “Ballon d’Or” me Jonatan Giraldez të Lyonit, Andree Jeglertz të Manchester Cityt, Nils Nielsen të Japonisë dhe Pere Romeu të Barcelonës.
Edhe pse bëhet fjalë për futbollin e femrave, është e vetmja trajnere e nominuar.
Sadiku është 32-vjeçare dhe prej trajnereve më të vlerësuara në futbollin evropian.
Me Hackenin e fitoi garën “Europa Cup”. Me Celticin kishte fituar Premier Leaguen skoceze dhe kishte shkruar histori.
Artikuj të ngjashëm
-
Sadiku, nga frika e amputimit të këmbës te nominimi për “Topin e Artë”
-
Trajnerja shqiptare shpërtheu në lot pasi kuptoi nominimin për Topin e Artë
-
Trajnerja nga Kosova fiton Kupën Evropiane
-
Elena Sadiku ka nisur ta ndiejë presionin te kampioni suedez
-
Pasi shkroi histori me Celticun, Sadiku merr drejtimin e kampionit suedez