Trajnerja me prejardhje nga Kosova, Elena Sadiku, e ka fituar Kupën Evropiane, përkatësisht garën “UEFA Women’s Europa Cup”.
Kjo është gara e dytë e UEFA-s për nga rëndësia, pas Ligës së Kampionëve, ndërsa Sadiku e ka fituar edicionin inaugurues.
Hackeni, skuadra suedeze që drejtohet nga Sadiku, në finale e mposhti Hammarbyn me rezultatin e përgjithshëm 4:2.

1:0 përfundoi ndeshja e parë në Hammarby, ndërsa 3:2 u mbyll dueli kthyes në Hacken. Edhe Hammarby është skuadër suedeze.
Sadiku në dhjetor të vitit 2024 ishte e nominuar për çmimin e trajnerit më të vitit në futbollin e femrave nga FIFA, por nuk fitoi.
Sadiku 32-vjeçare në të kaluarën e ka udhëhequr Celticun dhe ishte shpallur trajnerja më e mirë e vitit 2024 në Premier Leaguen e Skocisë.
Edhe
Sadiku largohet nga Celticu, e merr drejtimin e Hackenit
Për dy vjet në krye të Celticut e fitoi titullin e parë në histori të klubit dhe për herë të parë e udhëhoqi skuadrën në fazën grupore të Championsit.
Sadiku kishte karrierë premtuese edhe si futbolliste, por pas lëndimeve dhe 13 operimeve u tërhoq në moshën 23-vjeçare.
Ajo është e pajisur me licencën “Profi” dhe është prej trajnereve më të vlerësuara në Evropë.