Sport

IOC-ja kërkon që Spanjës të mos i jepen organizime pa garanci për Kosovën

 

Ka marrë përmasa të reja diskriminimi që shteti i Spanjës ua ka bërë karateistëve kosovarë, duke mos i lejuar që të garojnë me simbole shtetërore në kampionatin botëror që të dielën përfundoi në Madrid.

Diskriminimi që u mbajt thuajse në heshtje nga autoritetet sportive të vendit, ka ngjallur reagimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), organizatës kryesore sportive në botë. IOC-ja u ka thënë Federatave Ndërkombëtare sportive që të mos i japin Spanjës ngjarje të mëdha për të organizuar, derisa ajo të mos garantojë trajtim të barabartë për Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.