Konflikti në mes të Qeverisë së Spanjës dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) lidhur me sportistët e Kosovës është bërë më i theksuar në ditët e fundit. Kështu ka shkruar të premten sajti i njohur sportiv "Around The Rings".
Përplasjet kanë nisur kur Qeveria e Spanjës nuk lejoi ekipin e Kosovës në karate që të garojë me simbole të shtetit në botërorin e mbajtur javë më parë në Madrid. Nuk u lejua flamuri i Kosovës e po ashtu shkurtesa "KOS", shkruan sot Koha Ditore.
Pas këtij diskriminimi reagoi Federata Botërore e Karatesë e më pas edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). KON-i më pas kërcënoi Spanjën se nuk do të fitonte të drejtën e organizimit të asnjë ngjarjeje të madhe sportive përderisa nuk ofron garanci se do të lejojë paraqitje të barabartë për të gjithë sportistët.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
KOK-u i shqetësuar pasi Spanja nuk lejoi garimin e barabartë të karateistëve kosovarë
-
Spanja më në fund lejon valimin e flamurit të Kosovës
-
Sporti fiton betejën ndaj politikës, Spanja lejon sportistët kosovarë me simbole shtetërore
-
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, presion Spanjës për atletët e Kosovës
-
IOC-ja kërkon që Spanjës të mos i jepen organizime pa garanci për Kosovën