Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Trendet për lakimin e qerpikëve dhe fiksimin e vetullave

Browlamination dhe Lashlifting janë disa nga termet që më së shumti po përdoren dhe po fliten së fundmi nga femrat nëpër sallone të bukurisë apo edhe jashtë tyre. Shumë vajza të reja po preferojnë që përmes këtyre metodave për rregullimin e qerpikëve dhe të vetullave ta lehtësojnë grimin e përditshëm.

E shërbime të tilla kanë filluar në tërë vendin. Së fundmi, prej kërkesave të shumta të qytetareve një lokal i tillë është hapur edhe në qytetin e Mitrovicës.

Melisa Imeri tregon se si nga një studente e muzikës ka vendosur të merret me këtë profesion.

Imeri ka treguar disa nga procedurat që duhet kaluar për ta bërë lakimin e qerpikëve.

Ky shërbim merr kohë rreth 40 minuta. Ajo thotë se është për t’u habitur se si vajzat e moshës së re po i kushtojnë aq shumë rëndësi dukjes, e cila njëkohësisht është e kushtueshme për xhepin e tyre.

Përveç lakimit të qerpikëve, ka filluar që trend të jetë edhe krehja dhe fiksimi i vetullave.

Edhe Vera rrit kërkesat për manikyr, pedikyr e mbjellje qerpikësh SOT 4 v. më parë Vera rrit kërkesat për manikyr, pedikyr e mbjellje qerpikësh

Kjo procedurë zgjat rreth 15 minuta.

Gjatë kësaj procedure, Imeri përdor edhe folien e aluminit.

Ndonëse jemi në kohë pandemie, Imeri thotë se kërkesa për këto metoda po ka vazhdimisht. Sipas saj, çmimet për këto produkte nuk janë shumë të lira pasi që edhe produktet janë të shtrenjta dhe njëpërdorimshe.