SOT

Përdorimi i laserit, solariumit dhe ndërhyrjeve estetike pa dëmtuar shëndetin

Largimi i qimeve me laser, nxirja e lëkurës në solarium e deri te ndërhyrjet në fytyrë dhe përdorimi i botoksit. Këto janë tretmanët që po përdoren çdo ditë e më shumë në Kosovës.

Lejla Aliu, e shkolluar në fushën e estetikes thotë se është me rëndësi që këto procedura t’u besohen profesionistëve, pasi që në Kosovë po bëhen edhe nga njerëz jokompetentë.

“Kur klienti vendos të bëjë laser, në radhë të parë ia rekomandoj një vizitë te dermatologu dhe nëse janë probleme hormonale edhe me një endokrinolog. Merret mendimi nga te dy, dermatologu dhe endokrinologu dhe pastaj mund të bëhet laseri. Për ta bërë laserin, se pari duhet që trupi të jetë i pastër nga çizmet, dhe pastaj mund të vazhdoj laserin. Gjatë procedurës nuk ka dhimbje të madhe, ndjen pak dhimbje dhe një nxehtësi. E rëndësishme është, se pasi të përfundoj laseri - 24 orë nuk duhet të bëj dush, të përdor solariumin, pishinë. Verës mund të bëhet laseri, por janë disa rregulla para se me shkuar në deti, laseri duhet të kryhet dy javë para, ndërsa pas pushimeve rekomandohet të pushohet tri javë nga laseri. Lëkura si organi më i madh i njeriut kërkon kujdes të veçantë. E rëndësishme është se duhet pasur kujdes edhe në zgjedhjen se ku duhet punuar laseri, unë rekomandoj vetëm te profesionistët e kësaj fushe, pra estetistë me shkollë”, ka thënë Aliu. 

Ajo shpjegon më tej kohëzgjatjen e trajtimit me laser dhe rregullat e tij.

“Rezultati nuk vërehet menjëherë se ka mendime se rezultatet nga laseri janë të menjëhershme. Preferohet të punohet një herë ne muaj sepse flokulat i nevojitet me kryer funksionin e vet gjatë një mujorit. Ju rekomandoj klientëve të mija që të kryerjen 7 deri në 10 seanca t’i kryejnë, e të jenë të rregullta. Rezultati vërehet qysh pas seancës së parë, kur fillon rënia e qimeve. Kur është klinetja e disiplinuar, e rregullt në seanca deri në 10 seanca vërehet rezultati. Faza e parë deri pas seancës së pestë, faza e dytë prej seancës së shtatë dhe faza e tret është deri në seancën e 10. Nuk do te thotë që rezultatet janë të njëjta për çdo person. Qimet nuk janë sikur para seancave sikur pas. Krejt varet nga organizmi”, ka shtuar ajo. 

Estetistja shton se laseri nuk ndikon në fertilitet, rënien e flokëve apo në sëmundje të tjera, sepse depërton vetëm 3 milimetra në lëkurë dhe vepron vetëm te rrënja e qimes.

Aliu shpjegon edhe dallimin mes depilimit dhe epilimit.

“Kam pyetje prej klientëve se nëse e bëj laserin, a mundem me mbet shtatzëne. Lirisht munden sepse kjo nuk ndikon asgjë në fertilitet, ose rënia e flokëve supozohet që ndodh me laser, edhe kjo nuk ka të bëj aspak me laserin e qimeve, përkundrazi munden mu shumuar më shumë flokët kur bëni laser. Sepse laseri depërton vetëm 3 milimetër në lëkurë dhe e djeg vetëm rrënjën e qimes jo diçka më shumë. Vetëm aty ku ka qime reagon laseri. Depilimi është që shkurtohet qimja dhe pas dy javë del prapë, ndërsa depilimi bëhet me aparatura profesionale, shkatërrohet rrënja e folikulit, mbyllet porja dhe zhduket qimja. Ka raste kur del e butë, por jo siç ka qene më herët”, ka thënë ajo. 

Edhe mjeku familjar, Rushit Ismajli, bën thirrje që tretmanët estetikë nuk rezultojnë me efekte anësore, nëse punohet nga profesionistët e fushës. Thekson se solariumet sido që të punohen, shkaktojnë probleme në shëndet.

Ismajli rekomandon që të zgjidhen metodat natyrale, në vend të atyre artificiale.     

“Shëndeti është kryesor, aktiviteti fizik, dietë e shëndetshme, kujdesi për shëndetin mendor. Nëse flasim për filera, duhet një kujdes i veçantë sidomos ku bëhen me mjete, të cilat nuk janë adekuate, të sterilizuara. Mund të kenë alergji disa persona, ata duhet me pasur kujdes etj. Filerat, botox dhe heqja e qimeve me laser nuk janë të rrezikshme për shëndetin. Ndërsa te solariumet po, janë rrezik për shëndetin. Ka pasur raste kur kanë kërkuar ndihmë te ne shkak i djegës së lëkurës. Dhe andej them se te solariumet duhet pasur me shume kujdes”, ka thënë Ismajli. 

Mjekët apelojnë që gjeneratat e reja të mos bien pre e trendëve estetikë dhe theksojnë që çdo shërbim estetik të kryhet vetëm nga profesionistët.