Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Sportistët e rinj që pritet të bëhen yje të basketbollit

Brenda palestrës sportive, “Mizair Isma" në Rahovec ka shumë duartrokitje, emocione e thirrje, të cilat i japin kurajë edhe më shumë secilit prej lojtarëve të rinj.

Te gjithë janë ende nxënës të shkollave fillore, por secili nga ta ndan pasionin e njëjtë për lojën e basketbollit.

10-vjeçarja Rona Sadikaj, ka më shumë se 4 vjet që merret me këtë sport bashkë me vëllain e saj binjak.

Rona tashmë është në klasën e 5-të në shkollën “Bajram Curri”, në Istog, e ëndrra e saj më e madhe është që një ditë të bëhet basketbolliste e njohur.

Pjesë e finales ishin edhe djemtë e shkollës “7 Marsi” nga Suhareka.

Edhe Basketbollistët e së ardhmes PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE Basketbollistët e së ardhmes

Sportisti nga klasa e 9-të, Edi Ramadani, pas këtyre garave pret ftesë nga ekipet e mëdha që në të ardhmen të bëhet përfaqësues i tyre.

Në finale arritën edhe vajzat e shkollës “Jeronim de Rada” nga Ferizaj. Aneta Hashani thotë se basketbolli është një nga sportet që e luan vazhdimisht dhe se i ndihmon shumë edhe në humorin e saj.

Kapitenia është optimiste se edhe kupën e kësaj lige do ta dërgojë në qytetin e saj.

Ndërsa trajneri i këtij ekipi, Xhevat Xhemajli, thotë se të rinjtë nga Ferizaj njihen si të zotë të këtyre sporteve, madje pritshmërinë e njëjtë e kanë edhe kësaj here.

Kryetari i Federatës së Sportit Shkollor, Adrian Telaku, thotë se Liga Shkollore e Basketbollit po zhvillohet për herë të parë në vend, porse pandemia e zbehu pak atmosferën brenda palestrës për shkak numrit të kufizuar të tifozëve.

Edhe Çikat e klubit “Prishtina Elitë” me synime për kampionatin e volejbollit SOT Çikat e klubit “Prishtina Elitë” me synime për kampionatin e volejbollit

I gjithë synimi i krijimit të kësaj lige, sipas Telakut, mbetet që nga këto gara të nxirren talentet e reja, të cilat një ditë do të mund të jenë përfaqësues të vendit dhe ekipeve të njohura të basketbollit.

E në fund, ashtu edhe siç parashikuan ferizajasit, ekipi i shkollës “Jeronim de Rada” arriti të merrte vendin e parë nga vajzat në lojën e basketbollit, e nga djemtë triumfues doli ekipi i shkollës “Ismail Qemali”, nga Prishtina.